Shumë komentues e kanë kritikuar kinezin

Shumë komentues e kanë kritikuar kinezin

Një burri në Kinë i janë dashur vetëm 10 minuta pasi kaloi testin e vozitjes, që me veturën e re të përfundojë në ujë.

Sipas Metro-s, burri ishte duke lexuar mesazhet në telefon që e uronin për testin, në momentin që ra në lumë.

Burri arriti të dal me shpejtësi nga vetura, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin me vinç veturën që pothuajse ishte zhytur e tëra në ujë.

Pas publikimit të pamjeve, shumë komentues kanë kritikuar kinezin të cilin e quajtën me fat – pasi dikush tjetër mund ta pëson me jetë dhe e gjitha kjo u bë falë neglizhencës dhe dëshirës së madhe për t’i kontrolluar mesazhet, në telefon derisa ishte prapa timonit./21Media