Nxenësit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës

Nxenësit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës

10 nxënes të shkollës “9 vjeçare” në Shupenzë të Bulqizes janë asfiksuar si pasojë e rrjedhjes së gazit nga kaldaja e shkollës.

Bëhet e ditur se incidenti në shkollën e Shupenzës ka ndodhur teksa bëheshin provat e fundit të sistemit të ri të ngrohjes në këtë shkollë.

10 nxenësit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës ndërsa disa prej tyre kanë shfaqur simptoma më të rënda dhe mund të dërgohen për mjekim më të specializuar në Tiranë.