Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit

Komisoni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatet e zgjedhjeve të gjashtë tetorit në bazë të se cilave Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para. Edhe lideri i këtij subjekti politik, i cili është i nominuar për kryeministër ka dalë më i votuari.

Albin Kurti pasohet nga Vjosa Osmani e LDK-së . I treti në listën e më të votuarve është lideri i PDK-së, Kadri Veseli, i cili pasohet nga ish kryeministri, Ramush Haradinaj, shkruan rtv21.tv

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje është politikani i pestë më i votuar, ndërsa bashkë-partiakja e tij Albulena Haxhiu është e gjashta.

Pas Osmanit në LDK më i votuari ka dalë Kujtim Shala, i cili është i shtati në listën e dhjetë më të votuarve, ndësa pasohet nga bashkë-partiaku i tij Anton Quni. Edhe politikani i nëntë më i votuar i takon LDK-së, i cili është Lumir Abdixhiku.

Lista e dhjetë më të votuarve përmbyllet me Uran Ismailin nga PDK.

Vlen të theksohet se në këtë listë janë dy gra, ndërkaq nga numri i përgjithshëm i deputetëve të legjistraturës së re  32% janë gra që i bie 39 deputete.

Sipas rezultateve përfundimtare,  Lëvizja Vetëvendosje ka 32 deputetë, LDK 29, PDK 25 deputetë, AAK-PSD 14, Lista serbe 10 deputetë. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë u mbajtën më 6 tetor në 38 komuna në 895 qendra të votimit me 2545 vendvotime./21Media