Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Aeroporti në Basel

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Aeroporti në Basel

Dhjetë persona janë lënduar pasi aeroplani Boeing i kompanisë AKL Airlanes që po udhëtonte nga Prishtina për në Basel pati turbulenca të mëdha 20 deri 25 minuta para uljes.

Incidentin e ka konfirmuar për 20 minute zëdhënësja e Aeroporti në Basel, Vivienne Gaskell, përcjell albinfo.ch.

Ajo ka thënë se aeroplani që kishte në bord 121 pasagjerë ka ateruar në orën 20:07 dhe 10 persona menjëherë janë dërguar në spitalin e qytetit të Baselit.

Ajo nuk ka mundur të tregojë për shkaqet e prishjes së aeroplanit. Ndërsa, një lexues ka thënë për 20 minuta se nga turbulencat e forta edhe karriget kanë dalë nga vendi dhe disa persona kanë pësuar lëndime serioze, raporton Albinfo.ch.