Fëmija zvarritet nën ujë

Fëmija zvarritet nën ujë

Një djalë 10-vjeçar fatmirësisht ka shpëtuar pasi ai u sulmua nga një peshk me madhësi më shumë se një metër.

Kjo ndodhi kur ai kishte shkuar të notojë në një vend në veri të Queensland në fund të muajit të kaluar. Duke biseduar me nënën e tij, një grup peshqish e tërhoqën zvarrë nën ujë pastaj e lëshuan të kthehet.

Kryetari i qytetit e ka quajtur një arratisje me fat dhe një paralajmërim për autoritetet lokale, transmeton rtv21.tv.

Ai ishte shumë me fat, peshqit e lejuan të kthehet”, tha kryetari i bashkisë, Eddie Newman.

Peshqit në fjalë ishin të njohur për vendasit, por kjo ishte e para herë që ata kanë sulmuar dikë, shtoi Newman.

Djali raportohet se u dërgua në spital me çarje në trupin e tij dhe me pasoja tronditëse nga sulmi./21Media