Pas plagëve GJ.V ka vdekur në spital

Pas plagëve GJ.V ka vdekur në spital

Një ngjarje tragjike është shënuar sot në fshatin Baltëz të Fierit, ku një djalosh 10 vjeçar ka goditur me thikë vëllain e tij 3 vjet më të madh, me ç’rast pas plagëve 13 vjeçari ka vdekur.

“Nga hetimet paraprake dyshohet se pas një grindje me njëri tjetrin, vëllai i tij i vogël, shtetasi i mitur K.V, 10 vjeç, ka marrë thikën dhe e ka goditur. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Gj.V ndërroi jetë në Spitalin e Fierit” informoi policia e Fierit.   

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.