Në muajin e tetë të shtatzënisë

Në muajin e tetë të shtatzënisë

Një 10-vjeçare kuptoi se është në muajin e tetë të shtatzënisë, pasi u dhunua nga vëllai i saj. Vajza me prejardhje nga Posadas, në provincën veriore të Misiones, u dërgua në spital nga e ëma e saj, pasi u ankua për dhimbje të barkut dhe shpinës.

Kur mjekët e kontrolluan atë, kuptuan se ajo është në muajin e tetë të shtatzënisë. Pastaj, ajo tregoi se u dhunua nga vëllai i saj 15-vjeçar, sipas mediave lokale, transmeton rtv21.tv

Mjekët e dërguan këtë rast në një stacion policor vetëm për gra dhe po hetohet nga gjykatësja e të miturve, Marcela Leiva dhe prokurorja Maria Laura Alvarez. Këto stacione speciale policore janë të drejtuara për nevojat e të mbijetuarve të dhunës gjinore.

Sipas mediave lokale, viktima nuk e dinte se çfarë po i ndodhte asaj dhe tha se ishte dhunuar nga vëllai i saj më i madh vetëm njëherë.

Departamenti i Zhvillimit Social raportoi se vëllai i viktimës, emri i të cilit nuk është zbuluar, është larguar nga familja. Shefja e Departamentit të Fëmijërisë së Ministrisë së Zhvillimit Social, Ana Maria Pereira, tha se shtatzënia ia rrezikon jetën asaj dhe fetusit.

Periera tha se gjyshes së foshnjës do t’i jepet kujdestaria mbi fëmijën. Departamenti i Drejtësisë dëshiron që vajza shtatzënë të vazhdojë shkollimin pas lindjes. Mediat lokale raportojnë se nëna e dinte për dhunën seksuale dhe ishte e shokuar kur e kuptoi se vajza e saj ishte shtatzënë, përcjellë rtv21.tv

I dyshuari që dhunoi seksualisht motrën e tij, është i mitur dhe nuk mund të akuzohet. Është në kujdestarinë e tezes së tij, pasi fillimisht është dërguar në një qendër për fëmijë të përfshirë në konflikte juridike.

Viktima ka edhe pesë vëllezër të tjerë dhe të cilët bashkarisht jetojnë në lagjen Santa Rita, në qytetin e Posadas. Sipas punëtorëve të shërbimit social që vizituan shtëpinë, ata kanë kushte të mira./21Media