10 vjet nga vdekja e Jackson-it

10 vjet nga vdekja e Jackson-it

Jackson, i njohur gjerësisht si mbreti i pop-it nga fansat e tij të shumtë, ka qenë një nga figurat më të njohura të shekullit të 20-të. Ai u bë yll global në vitet e ’80-ta, transmeton rtv21.tv

Në vitin 2009, teksa po përgatitej për turneun e tij “This is It”, 50-vjeçari u gjet i vdekur nga mbidoza e propofolit anestetik. Në gusht të atij viti, Gjykata e Los Angelosit e shpalli mjekun e tij, Conrad Murray, fajtor për vrasje pasi i kishte dhënë këngëtarit një mbidozë ilaçi propofol për ta ndihmuar të flinte.

Jackson u varros në Forest Laën Memorial Park në Glendale të Kalifornisë, pothuajse dy muaj pas vdekjes së tij.

Në fillim të vitit 2019, u shfaq dokumentari “Leaving Neverland”, ku Jackson akuzohet për abuzim seksual. Në dokumentarin katër-orësh, i cili u transmetua në një format pak më të shkurtër gjatë dy netëve në Britani të Madhe këtë javë, Wade Robson dhe James Safechuck akuzuan Jackson për abuzime të përsëritura seksuale kur ishin fëmijë. Pasi filmi u transmetua në Sundance në janar, familja e Jackson e quajti atë një “linçim publik” dhe ngriti padi kundër HBO-së, e cila bashkë-prodhoi dokumentarin. HBO është në pronësi të kompanisë mëmë të CNN.

Këto janë disa nga arritjet më të mëdha të Jackson-it: artisti i parë që ka fituar tetë Grammy në një natë; artisti i parë që ka shitur më shumë se një milion kopje të këngëve në një javë. Ndikimi i tij në vallëzim ka qenë po aq i fuqishëm. Fansat anembanë botës janë përpjekur të imitojnë rrëshqitjet dhe rrotullimet e tij. Michael Jackson njihet për albumet “Off The Wall”, “Thriller” dhe “Bad”./21Media