100 mijë euro për gratë e Krushës

Heldt: Do të qëndrojmë në rrjedha me këtë projekt që nënkupton shumë më shumë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt ka njoftuar se Gjermania ka dhuruar 100 mijë euro kooperativën e grave të Krushës.

Kjo ndihmë vjen për përsimin e kushteve të punës, pas zjarrit që kaploi një pjesë të Koperativës Bujqësore “Krusha”.

“Shumë i impresionuar me vizitën në kooperativën e Krushës së bashku me GIZ. Të lumtur që mund të themi se Gjermania tani ka sjellur gati 100 mijë euro për t’i rikthyer gjërat në gjendje pune pas zjarrit të tmerrshëm. Do të qëndrojmë në rrjedha me këtë projekt që nënkupton shumë më shumë. Një histori e rilindjes dhe fuqisë së femrave kosovare”, ka shkruar Heldt.



“Shumë krenar që GIZ ka filluar atje një dekadë më parë ndihmën për të strukturuar koperativën. Tani qëllim është përmirësimi i eksportit që momentalisht është në 70 për qind, shumë nga to në vendet gjerman -folëse. Komsumatorët nga diaspora kanë premtuar të promovojnë ajvarin tek publiku më i gjerë gjerman”, ka shkruar Christian Heldt në Twitter./21Media

Back to top button