Ndeshja në ligë mes Barcelonës dhe Real Sociedad-it na solli 5 gola

Ndeshja në ligë mes Barcelonës dhe Real Sociedad-it na solli 5 gola

Messi në pjesën e parë arriti të shenojë 2 gola. I pari erdhi në minutën e 17të nga asistimi i sulmuesit uruguaian Luis Suarez, ndërsa goli i dytë erdhi pas 20 minutave në minutën e 27, edhe këtë herë topi në këmbët e Messit u gjet pasi portieri mbrojti goditjen e Suarezit.

Menjëherë pas autogolit të Umtitit që ngushtoi rezultatin në minutën e 43, Paco Alcacer shënoi përsëri vetëm një minutë pas për të mos lënë Sociedadin të gëzohen. Mirëpo kjo nuk ishte e fundit, vetëm një minutë pas golit të Alcacer, Xabi Prieto shënoi për Real Sociedadin për të ngushtuar epërsinë në 2 me 0, shkruan rtv21.tv.

Pas një pjese të parë shumë të zjarrtë, e dyta nuk kishte dramën e të parës, pasi Barcelona kërkonin ruajtjen e rezultatit, dhe Real Sociedad nuk mund të depërtonin në zonën e katalunasve për të shënuar.

Kishte raste nga të dyja anët mirëpo rrjetat mbetën të patundura për 45 minutat e pjesës së dytë. Edhe pas kësaj fitore Barcelona mbetet në vendin e dytë në ligë, 3 pikë pas Real Madridit që ka një ndeshje më pak të zhvilluar./21Media

http://rtv21.tv/10311-2/
Facebook Comment