Harta e koronavirusit u zgjerua me Vlorën e Shkodrën

Harta e koronavirusit u zgjerua me Vlorën e Shkodrën

Shqipëria shënon sot 104 raste pozitive me koronavirus, ndërkohë 4 janë deri tani viktimat dhe 5 pacientë të shtruar në spitalin kanë rezultuar me të dy testet të negativizuara për COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19. Ndërsa, po gjatë kësaj kohe janë shënuar dhe 2 vdekje dhe 2 pacientë të shëruar.

Tirana vijon të jetë zona e kuqe me 68 qytetarë. Ndërkohë në harta është zgjeruar dhe me qytetin e Shkodrës me 1 qytetar dhe të Vlorës me 4 qytetarë. Eshte rritur dhe numri i të infektuarve dhe në Fier e Durrës.

“Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja pozitive, në 45 testime të kryera. Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet tashmë edhe në Vlorë, Shkodër dhe zgjerohet në Tiranë, Durrës, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik, si Lushnja, Kavaja, Fieri, Rrogozhina ku po punohet pa u ndalur nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Deri tani janë testuar 856 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 104./oranews