Pati edhe një porosi për të rinjtë

Pati edhe një porosi për të rinjtë

Formimi i ushtrisë padyshim që është dhurata më e bukur që qytetarët e Kosovës e morën për vitin 2018. Më 14 dhjetor, Kuvendi i Kosovës miratoi transformimin e Forcës së Sigurisë në Ushtri të Kosovës. Janë miratuar tri ligjet për FSK-në: Ligji për Ministrinë e Mbrojtes, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për shndërrimin e FKS-së në Ushtri.

Për të diskutuar më shumë rreth formimit të ushtrisë, protagonistë të emisionit “Kojshia Show” ishin pjesëtarët e FSK-së, në krye me Gjeneral, Naim Haziri. Përkrah, Gjeneralit Haziri qëndronte edhe një mysafire e veçantë, e cila i dha emocione të papërshkrueshme emisionit.

Gjezide Aliaj, 106-vjeçare, uroi pjesëtarët e FSK-së për formimin e ushtrisë, madje u dedikoi një poezi, shkruan rtv21.tv

“O Naim, o zotni, Përhajr t’koftë Kosova ty, me ushtri, me shoqni”, ishin fjalët e 106-vjeçares.

Lajmin për formimin e ushtrisë ajo tha se e priti me shumë emocion, dhe nuk hezitoi të thur vargje: “shumë jom gzu, kur kom ni, që u ba, kjo ushtri, për me i knaq, djemtë e ri”, tha 106-vjeçarja.

Ajo pati edhe një porosi për të rinjtë, duke iu thënë: “shyqyr që e keni mrri këtë ditë”./21Media