Data të ndryshme me të njejtën porosi

Krishterët ortodoks dhe besimtarët e fesë rimokatolike si dhe protestantët, pashkët i festonin në të njëjtën kohë në vitet 2007 , 2010 dhe 2011

Kremtimi i ringjalljes së Krishtit, festimi i jetës mbi vdekjen, shpresa dhe besimi në paqe, mirëqenia dhe bereqeti janë dëshirë e çdo krishteri. Pa marrë parasysh se a është krishterë ortodoks, katolik ose protestant. Dhe pa marrë parasysh se besimtarët a i festojnë Pashkët në javën e parë të muajit prill ose në të tretën. Ashtu ishte edhe këtë vit. Besimtarët krishterë mbrëmë së bashku e festuan festën më të madhe krishtere, Pashkët, për shkak të përputhjes së datave të kalendarit të cilin e përdorin bashkësia ortodokse dhe ajo katolike. Rimokatolikët i caktojnë Pashkët sipas kalendarit të rij Gregorian ndërsa ortodoksët festat i caktojnë sipas kalendarit të vjetër Julian. Pashkët festohen çdo herë në ditën e diel, javën e parë pas shfaqjes së hënës së plotë. Zakonisht, rimokatolikët, Pashkët i festojnë një dy ose tre javë më herët sesa krishterët ortodoks. Por nganjëherë kalendarët përputhen.
Edhe pse të gjithë llogarisin ndryshe, të gjithë së bashku edhe besimtarët edhe krerët e KOM-it dhe kishës katolike në Maqedoni, Z.Z Stefan dhe biskupi Kiro Stojanov dërguan porosinë e njëjtë. Njerëzit të përkrahen mes vete dhe në kohë të ngjarjeve dramatike të kthehen kah Zoti, kah e vërteta, dashuria dhe drejtësia,shkruan tv21.tv

“Me jetën tonë dhe veprat tona të qëndrojmë mbi themelet e Krishtit pasi që vetëm në këtë mënyrë mundemi të gjejmë dalje nga të gjitha fatkeqësitë dhe sfidat e jetës sonë”, fjalim i Z.Z Stefanit, Kreu i KOM.

“Ne si njerëz të rinj, të rinovuar me besimin dhe lutjet tona, duam që të kontribuojmë  që atë që ne nuk mund ta zgjedhim , ta zgjidhë Zoti. Uroj që të gjithëve zemrat të na preken me atë dritë, dhe në sytë tanë ta kemi atë shkëlqim me të cilin do të tregohej qartë se  Jezu Krishti është ringjallur dhe se ai jeton këtu dhe tani, ndërsa për këtë jemi dëshmitarë vetë ne. Qoftë e bekuar ringjallja e Krishtit, Krishti u Ringjall”, tha Kiro Stojanov, Peshkopi i Shkupit dhe Ekzark Apostolik.

Para dy viteve kreu i kishës rimokatolike papa Francisk deklaroi se kisha rimokatolike është gati ta shqyrtojë çështjen për datë të përbashkët të Pashkëve e cila do të shënohej në Romë, Kostandinopojë dhe Moskë.  Paraprakisht krishterët ortodoks dhe besimtarët e fesë rimokatolike si dhe protestantët, pashkët i festonin në të njëjtën kohë në vitet 2007 , 2010 dhe 2011./21Media

Back to top button