Me dorë të thyer, ende vazhdon të luajë në piano

Me dorë të thyer, ende vazhdon të luajë në piano

Edhe pse është në moshën 108 vjeçare, ajo ende vazhdon të luaj në piano.

Wanda Zarzycka, një nga banoret më të vjetra dhe më të talentuara të vendit, ende i lëviz gishtat e saj mbi taste, pasi ka kapërcyer një pengesë gati tri dekada më parë.

Zarzycka ka thyer dorën kur ishte 80 vjeçare dhe doktorët i kanë thënë se ajo nuk do të mund të luante më kurrë në piano.

Ajo është një ish-balerinë që ishte dashuruar me muzikën si një vajzë e re që ishte rritur në Lviv, tashmë në Ukrainën Perëndimore.

Pianistja ishte diplomuar në Konservatorin e Muzikës në Lviv, por kur kishte shpërthyer Lufta e Dytë Botërore ishte detyruar të mos i binte më pianos.

Pianoja ishte blerë në Krakow në 1944, 5 vjet pasi familja Zarzycka ishte shpërngulur aty pasi Lviv ishte pushtuar nga ushtria sovjetike.

Instrumentin e dekoruar me dru ajo e ka trashëguar nga e ëma, e cila e kishte marrë si shuratë martese.

Pianoja mbetet pasuria më e vlefshme e Wanda-s në një apartament të vogël në Krakov, Poloni jugore, raporton oranews.