Nuk ndalojnë së menduari për punë

Nuk ndalojnë së menduari për punë

Gjithkush është duke punuar për ditët e fundjavës, por se si i keni shpenzuar këto dy ditë, do të thotë shumë për ju si personalitet.

Por gjithmonë duke mos anashkaluar faktin se ndoshta ju vërtetë keni nevojë vetëm për të pushuar.

Kur bëhet fjalë për fundjavë, është pikërisht njëra ndër pikat që ndanë njerëzit e suksesshëm dhe të pasuksesshëm.

Këto janë 11 gjërat që njerëzit e pasuksesshëm bëjnë në fundjavë, shkruan The Indepedent, transmeton Indeksonline

1)Ata nuk kanë një plan

Jo çdo minutë apo orë e fundjavës suaj duhet të jetë e planifikuar jashtë, por është mirë të keni një ide të përgjithshme të asaj që ju do të donit të bënit në këto ditë.

2)Nuk ndajnë kohë për më të dashurit

Mund të jetë e vështirë për të bërë kohë për njerëzit më të dashur, sipas tyre është e lodhshme e gjithë java për të menduar dhe për të bërë kohë për të tjerët.

3)Ndikohen më shumë nga teknologjia

Hiqni telefonin tuaj. Dilni nga email-at dhe qasjet e punës, dhe bëjeni të qartë për udhëheqësit e punës se nuk do të përgjigjeni.

4)Nuk gëzojnë veten

Nëse ju shkoni jashtë me miqtë sigurisht se diçka do të ju bëjë të lumtur. Por kjo nuk ndodhë tek të gjithë.

5)Flenë gjatë gjithë kohës

Ndoshta keni pirë shumë gjatë të premtes, dhe nuk jeni mirë. Ndoshta jeni vetëm super të lodhur. Sido që të jetë, kjo duhet të rregullohet dhe të mos vazhdohet njësoj.

6)Shpenzimet nuk u mjaftojnë për fundjavë.

Ju harxhoni aq shumë gjatë javës, dhe pastaj shkatërroni çdo plan të mundshëm për fundjavë.

7)Nuk pasqyrojnë

Gjatë javës tuaj të zënë,mund të jetë e vështirë për të menduar për jetën dhe qëllimet, është e rëndësime që të kontrolloni veten në disa kohë rreth kësaj.

8)Nuk ndalojnë së menduari për punë

Të premteve, kjo nuk është një ide e madhe për të përcaktuar agjendën për deri të hënën e ardhshme. Duke qenë i përgatitur është gjë e madhe. Vini një shkelm punës prapa dhe relaksohuni pak të shtunën dhe të dielën.

9)Përjetojnë gjithçka përreth dhe zhgënjehen

Argëtimi jashtë gjatë fundjavës sigurisht mund të jetë një mënyrë e madhe për t’u relaksuar. Por në qoftëse gjatë këtyre kohëve nuk ndiheni mirë, atëherë dijeni se keni shpenzuar kot të shtunën dhe të dielën.

10)Nuk pushojnë

Në anën tjetër të spektrit janë njerëz shumë produktivë, dhe sigurisht mendojnë se edhe fundjava duhet shfrytëzuar për të “mbushur bateritë”.

11)Ata nuk përgatiten për javën përpara

Nata e diele është koha e përkyer për të planifikuar për javën përpara. Ju mund të bëni një listë, ose të rishqyrtoni kalendarin tuaj, ose thjeshtë të mendoni se çka është ajo që ju dëshironi për të arritur në ditët e ardhshme.