Sëmundja EEE

Sëmundja EEE

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 11 persona kanë humbur jetën, si pasojë e një virusi të rrallë që përhapet nëpërmjet mushkonjave.

“Eastern Equine Encephalitis” fillon me simptoma të ngjashme me gripin, por rastet e rënda mund të çojnë në gjendje kome me rrezik të dëmtimit të trurit.

Kjo sëmundje mund të prek këdo por te fëmijët dhe njerëzit mbi moshën 60 vjeç, mund të marrin formë më të rëndë të sëmundjes, transmeton rtv21.tv.

Për ta evituar këtë sëmundje aplikoni krema kundër insekteve dhe vishni këmisha me mëngë të gjata.

Autoritetet kanë raportuar një rritje të pazakontë të vdekjeve: në vitin 2019, 4 persona vdiqën në Michigan, 3 në Massachusetts, 3 në Connecticut dhe një në Rhode Island./21Media