11 të vrarë nga sulmi i Al-Kaedas

Sulmi ndodhi sot në Jemen dhe 11 persona mbetën të vdekur

Së paku 11 persona janë vrarë sot në një sulm vetëvrasës të kryer në Jemen, prapa të cilit dyshohet se qëndron grupi terrorist i al-Kaedës, bëjnë të ditur zyrtarë të qeverisë së Jemenit.

Sulmi i sotëm është i fundit në një seri të operacioneve të kryera nga ekstremistët islamikë, duke përfituar nga lufta civile dyvjeçare që po zhvillohet në Jemen, për të zgjeruar ndikimin e tyre, duke rekrutuar sa më shumë mbështetës.

Back to top button