11 ushtarë amerikanë janë plagosur në sulmet e Iranit

Sulmet iraniane ndaj trupave amerikane në Irak

“Asnjë shërbyes amerikan nuk është vrarë më 8 janar, por disa prej tyre kanë pësuar goditje në kokë”, tha zëdhënësi i Komandës Qendrore amerikane, Bill Urban.

Ai shtoi se ushtarët e plagosur janë dërguar për trajtim në Gjermani dhe Kuvajt dhe se do të kthehen në detyrë kur të vlerësohet se është e përshtatshme.

Rreth 1,500 ushtarë amerikanë kanë qenë në bazën Al-Assad në kohën kur është sulmuar. Shumica e tyre kanë hyrë në bunkerë pasi janë paralajmëruar për sulmet. Irani ka sulmuar dy baza të ushtrisë amerikane në Irak pas vrasjes së komandantit të tij ushtarak nga SHBA-ja më 3 janar.

Në adresimin e 8 janarit, presidenti Trump kishte thënë se “asnjë amerikan ose irakian” nuk është vrarë në sulmet e Iranit dhe se dy bazat e sulmuara kanë pësuar “dëme minimale”./21Media

Back to top button