I vogël me vepra të mëdha

I vogël me vepra të mëdha

Njihuni me Kareen Waris Olamilekan, një artist 11-vjeçar nga Nigeria, i cili shpejt fitoi njohje ndërkombëtare për vizatimet e tij të veçanta.

Ky talent i ri po studion aktualisht në Akademinë e Arteve Ayowole dhe ëndërron që një ditë të shohë veprat e tij në një muze, transmeton rtv21.tv.

Olamilekan ka filluar të merret me art që nga mosha 6 vjeçare, tema kryesore e veprave të tij hiperrealiste zakonisht janë portretet edhe pse ndonjëherë ai shkon përtej tyre.

Çdo vizatim që krijon Kareen tregon detaje që nuk janë diçka të zakonshme për një 11-vjeçar.

Kareen thotë se frymëzimi i tij vjen nga gjithçka që ndodhet rreth tij, veçanërisht familjes së tij, por gjithashtu reflekton shumë në dy prej idhujve të tij artistikë – artisti nigerian Arinze Stanley, i cili gjithashtu specializohet në hiperrealizëm dhe mjeshtri italian Rilindjes Michelangelo.

Vepra më e famshme që Olamilekan krijoi quhet “Buka e përditshme” – ajo përshkruan një person që ha në djersë dhe lot./21Media