11 vjetori i pavarësisë festohet me LUDO

“Ludo King” gjithandej

Me nder dhe detyrë, do të festohet 11 vjetori i Pavarësisë së Kosovës edhe në Komunën e Skënderajt, por kësaj here me një risi.

Komuna e Skënderajt, ka bërë publike sot agjendën zyrtare të manifestimit për të shënuar përvjetorin e pavarësisë, shkruan rtv21.tv.

Në këtë komunë do të ketë aktivitete nga më të ndryshmet, e ndër to është edhe loja që po zhvillohet në rrjetet sociale “Ludo King”.

Më 15 shkurt me fillim nga ora 11:00 edhe në sheshin “Adem Jashari” në Skënderaj do të zhvillohet gara në “Ludo”.

Komuna ka publikuar agjendën duke treguar se festa do të fillojë prej 14 shkurtit me hapjen e një ekspozite të artistëve.

Qeveria e Kosovës sot ka ndarë gjysmë milioni/euro për shënimin e 11 vjetorit të pavarësisë./21Media

Back to top button