Fshatit me bukuri të rrallë në mes të Alpeve

Fshatit me bukuri të rrallë në mes të Alpeve

Ministria e Kulturës në bashkëpunim me IMK-në dhe institucionet e tjera pas një pune të gjatë për vlerësimin e pasurive kulturore dhe qendrave të rëndësishme të trashëgimisë në të gjithë Shqipërinë, ka vendosur që në bazë të kritereve të përmbushura t’i japë Thethit statusin e Qendrave të mbrojtura Historike, fshatit me bukuri të rrallë në mes të Alpeve në Veri të Shqipërisë.

Qendra Historike e fshatit Theth është pjesa me vlera urbanistiko- arkitektonike e fshatit dhe hapësira që mbart vlera të rëndësishme historike.

Kjo qendër dokumenton rrugën e zhvillimit historik të fshatit drejt krijimit të një qendre të banuar dhe tiparet urbanistiko-arkitekturore që u formuan gjatë historisë së tij.

Pjesa dërrmuese e fshatit ruan ndërtime të vjetra me vlera arkitektonike e konstruktive dhe rrjetin rrugor karakteristik.

Këto ndërtime janë të lidhura me mjedisin tradicional, i cili është pjesë e Qendrës Historike, ku brenda saj përfshihen objekte monument kulture të kategorisë së parë si Banesa e Lulash Kecit apo Muzeu Etnografik i Dukagjinit, Kulla e Nikoll Zef Koçekut, etj./21Media