Clinton fajson hakerët rus

Hillary Clinton: Hakerët rusë dhe letra e Comey kushtuan në zgjedhjen time

Hillary Clinton ka thënë të martën se ajo ishte në rrugën drejt fitores në zgjedhjet presidenciale më 2016, por interferenca e hakerëve rusë dhe drejtorit të FBI-së James Comey, frikësuan disa nga mbështetësit potencialë.

Në komentet e saj më të gjera publike për zgjedhjet e 8 nëntorit, Clinton tha në një konferencë në Nju Jork se sikur zgjedhjet të ishin mbajtur më 27 tetor ajo do të ishte presidente.

“Nuk ishte fushatë perfektë, por unë isha në rrugë për të fituar deri në kombinimin e letrës së Comey dhe Wikileaks-it rus,” tha ish-kandidatja demokrate, e cila në garën për Shtëpinë e Bardhë e humbi nga kundërshtari republikan Donald Trump.

Ajo, po ashtu, tha se nuk ka dyshim se presidenti rus Vladimir Putin është përpjekur për të influencuar në zgjedhje me mbështetjen e Trump.

“Ai me siguri është përzier në zgjedhjet tona dhe ishte e qartë se ai është përfshirë për të më lënduar mua dhe për të ndihmuar kundërshtarin tonë”, tha Clinton, transmeton Reuters.

Clinton ka kritikuar Trump duke thënë se ai duhet të hedhë më pak postime në Twitter dhe të fokusohet në detyrën e tij,

Back to top button