De Telegraf: Gullit kandidat për përzgjedhës të Holandës

Gullit është njëri ndër tre kandidatët më seriozë për postin e përzgjedhësit të kombëtares së Holandës

Legjenda e futbollit të Milan, Ruud Gullit, është kandidat për postin e përzgjedhësit të kombëtares së Holandës, shkruan “De Telegraf”.

Gazeta shkruan se Gullit është njëri ndër tre kandidatët më seriozë, së bashku me ish-ndihmësin e trajnerit të Chelsea dhe Barcelonës, Henk ten Cate dhe Roger Schmit, i cili kohë më parë ishte shkarkuar në Bayer Leverkusen.

Back to top button