“Deklarata e Presidentit për ta paditur Serbinë, tentim për ndreqjen e imazhit të tij”

Hasani ka reaguar  në lidhje me deklaratën e Presidentit Hashim Thaçi se do ta padis Serbinë për krimet e kryera në Kosovë

Anëtari i kryesisë së Nismës për Kosovë, Bajram Hasani në lidhje me deklaratën e Presidentit Hashim Thaçi se do ta padis Serbinë për krimet e kryera në Kosovë, ka shkruar se “imazhin tënd nuk mund ta lustrosh duke luajtur me ndjenjat e familjarëve të të vrarëve dhe të zhdukurve nga lufta e fundit”.

“Kanë kaluar 18 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe ende nuk është bërë ndonjë padi për gjenocidin që ka kryer Serbia ndaj civilëve shqiptarë. Sipas të dhënave të grumbulluara, në Kosovë nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 ka pasur 12 843 viktima të nacionalitetit shqiptar. “ka thënë Hasani.

Sipas Hasanit sot Presidenti, Hashim Thaçi ka paralajmëruar se shumë shpejt Serbia do të paditet për gjenocidin që ka kryer në Kosovë .

“Natyrisht secili prej nesh do të donte që Serbia të jepte përgjegjësi për të gjitha krimet makabre që i ka kryer mbi cilët e pafajshëm shqiptar, por ajo që na brengosë neve është që kjo nuk është bërë deri më tani dhe vjen në një kohë kur presidenti Thaçi pas dështimit të iniciativës së tij për krijimin e ushtrisë, po tenton që ta gjej një tjetër vegëz për ta ruajtur apo kthyer imazhin e tij tashmë të humbur” shtoi ai/

Ai më tej ka shkruar se “president është dashur që kjo padi të bëhet shumë moti dhe jo të bëhet për interesa tuat personale, kur i ke punët ngushtë.

“Imazhin tënd nuk mund ta lustrosh duke luajtur me ndjenjat e familjarëve të të vrarëve dhe të zhdukurve nga lufta e fundit” ka përfunduar Hasani./21Media

Back to top button