Rrugëtimi i grave në botën e biznesit

Rrugëtimi i grave në botën e biznesit

Gratë ndërmarrëse nga Komuna e Kamenicës në emisionin Start Up në RTV21, folën për rrugëtimin e tyre në botën e biznesit, sfidat, vështirësitë dhe arritjet e tyre, shkruan rtv21.tv

Drejtoresha e OJQ “Fortesa”, Sanije Jahiri theksoi faktin se gjatë këtyre viteve në Kamenicë, gratë kanë arritur të aftësohen për punë dhe të rrisin nivelin ekonomik të tyre. Sipas saj, Komuna mundohet të përkrah gratë me aq pak buxhet që ka, por problemi për ngecjet ekonomike qëndron tek tregu.

Ndërmarrësja, Ibadete Sermaxha Demaku, që drejton butikun “Eros” në Kamenicë ka treguar se pa ndihmën e Komunës dhe Organizatave ndërkombëtare, ajo do ta kishte shumë të vështirë veprimtarinë.

Ndërsa, Majlinda Krasniqi, ndërmarrëse e “Fungo”, ka treguar se kompania që ajo drejton, qe 27 vjet është burim i punësimit. Sipas saj, në këtë kompani, pjesa më e madhe e të punësuarve janë gra për shkak të natyrës së punës.

“Fungo” si veprimtari kryesore ka prodhimin dhe përpunimin e kërpudhave./21Media