Shefi i Pentagonit nis turneun për luftë kundër ekstremizmit islamik

Mattis do të vizitojë Lindjen se Mesme dhe Afrikën

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, ka nisur një turne në Lindje të Mesme dhe Afrikë, për të biseduar për luftën kundër ekstremizmit islamik. Ai fillimisht do të ndalojë në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, për të vizituar më pas Egjipitin, Izraelin, Katarin dhe Xhibutin, ka bërë të ditur  Departamendi i Mbrojtjes.

Sipas tyre, Mattis do të riafirmojë aleancat kyçe të SHBA-së, do të angazhohet me partnerët strategjikë në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë, si dhe do të diskutojë përpjekjet për bashkëpunim për t’iu kundërvënë aktiviteteve destabilizuese dhe për të mposhtur organizatat ekstremiste terroriste.

Zyrtarët dhe ekspertët thonë se Mattis do të përqendrohet në luftën kundër grupit ekstremist Shteti Islamik, i cili vazhdon të kontrollojë territore të mëdha në Irak dhe Siri./21Media

Back to top button