Saimir Strati certifikohet me rekordin Guinnes 

Saimir Strati certifikohet me rekordin Guinnes 

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Monumente dhe Lokalitete, Muzeu i Kosovës do të mbajë organizimin e titulluar “Trashëgimia Kulturore dhe turizmi i qëndrueshëm”.

Fillimi i aktiviteteve do të nisë më programet edukative “Shkolla e Mozaikut”, që ka për qëllim të promovojë vlerat e trashëgimisë kulturore përmes punës praktike me mozaik, ku nxënësit shohin për së afërmi fragmente të dy mozaikëve nga koleksioni i Muzeut të Kosovës, që datojnë nga periudha romake shek. IV-VI.

Më pas aktiviteti “Muzeu Kreativ”, i cili ka për qëllim që përmes punës kreative fëmijët të shprehin përshtypjet e tyre, për koleksionin muzeor në praktikë. Ky aktivitet do të zgjasë deri në orën 15:00.

Kurse duke filluar nga ora 19:00 do të zhvillohet ceremonia e rekordit të 10-të Guinnes nga artisti Saimir Strati, i cili i dhuroi Kosovës portretin e Nënës Terezë, me rastin e festës së 28 Nëntorit. Për realizimin e portretit Strati ka përdorë 1. 5 milion kapëse teli./21Media