117 policë me COVID-19

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj në një konferencë për media konfirmoi se numri i policëve me COVID-19 është 117 nga 580 sa ishin të infektuar gjithsej.

Qalaj konfirmoi se janë shqiptuar 18 mijë e 320 gjoba për kundërvajtje për mospërdorim të maskave.

“Që nga implementimi i këtij ligji, policia ka shqiptuar 18 mijë e 320 gjoba për kundërvajtje që janë kryesisht gjoba për mosmbajtje të maskës apo raste të tjera”, deklaroi Qalaj mes tjerash./21Media

Back to top button