“A Star is Born” do të rikthehet në ekranet e mëdha

“A Star is Born” do të rikthehet në ekranet e mëdha

Këngëtarja amerikane, Lady Gaga për herë të parë po sfidohet në film. Ajo do të luaj në filmin “A Star is Born”, nën regjinë e Bradley Cooper.

Gaga entuziaste për angazhimin e ri, nuk ka hezituar që të publikojë pamje nga xhirimet e filmit. Në fotografinë e publikuar në llogarinë e saj në Instagram, Gaga ka falënderuar Cooper që po i realizon ëndrrën e saj.

“A Star is Born”, i bazuar në filmin e regjisorit William Wellman të vitit 1937, i ribërë në vitin 1954,  pastaj edhe në vitin 1976, gjithnjë duke përfshirë yje të mëdha të muzikës, tashmë po vjen bashkë me këta dy artistë./21Media