Finalja do të mbahet të dielën

Finalja do të mbahet të dielën

Në Pallatin e Kongreseve sonte u mbajt nata e parë gjysmëfinale e edicionit të 58-të të Festivalit të Këngës.

Në këtë natë u zgjodhën 12 finalistët që do të performojnë të dielën dhe ata janë: Arilena Ara, Elvana Gjata, Bojken Lako, Sara Bajraktari, Kamela Islamaj, Era Rusi, Valon Shehu, Tiri Gjoci, Robert Berisha, Olta Boka, Alberie Hadërgjonaj, Gena.

Sonte performuan dhjetë artistë tjerë, Arilena Ara, Gena, Eli Fara dhe Stresi, Robert Berisha, Kastro Zizo, Era Rusi, Wendy Mancaku, Olta Boka, Valon Shehu dhe Tiri Gjoci.

Performancat e të gjithë artistëve dhuruan shumë emocion te publiku, të cilët dhuruan duartrokitje të shumta.

Këtë vit festivali po moderohet nga Alketa Vejsiu, e cila shkëlqeu në fustanet e gjata.

Finalja e festivalit do të mbahet më 22 dhjetor. Fituesi do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, që do të mbahet në Holandë. /21Media