Çfarë hapa ju nevojiten për të arritur aty?

Çfarë hapa ju nevojiten për të arritur aty?

Kur nisët biznesin tuaj, ju mund të keni imagjinuar një ngjitje graduale por shpërblyese drejt suksesit. Sigurisht, ju e keni ditur se ka disa gunga në rrugë, por nuk e keni imagjinuar kurrë atë xhiro të rëndë të ndërtimit dhe rritjes së një biznesi.

Gjatë rrugës së shtimit të klientëve të rinj dhe sjejlljes të së ardhurave, ju mund të hasni në pengesa serioze. Mund të jetë humbja e klientit tuaj më të madh ose një e metë e madhe në procesin prodhues i cili ju detyron të ktheheni nga fillimi. Nëse kjo ndodh, është e rëndësishme të mbani në mend se disa nga kompanitë më të suksesshme të të gjitha kohërave kanë hasur në pengesa të mëdha në ndonjë pikë. Këtu janë 12 mënyra për të kaluar dëshpërimin dhe për të gjetur suksesin.

Qëndroni të qetë

Kur diçka shkon keq, instikti juaj i parë mund të jetë paniku. Por në biznes, qetësia do ju ndihmojë të triumfoni. Qetësia është edhe më e rëndësishme nëse keni një ekip i cili ju shikon juve për drejtim dhe udhëheqje. Merrni frymë thellë dhe përgatisni veten për t’u ballafaquar me sfidat. Ju mund të mos zgjidhni problemin, por gjasat tuaja të suksesit do të rriten nëse qëndroni të qetë.

Mësoni nga ajo

Kur një pengesë ndodh, ju zakonisht mund të mësoni diçka nga ajo përvojë. Ka një shkollë të tërë e cila thotë se nuk ka asgjë sikur dështimi, sepse çdo gabim ka potencialin për të ju mësuar diçka e cila do ju ndihmojë të përmirësoheni. Në vend se të bëni panikë, kushtojini vëmendje arsyes së pengesës. Çfarë do të mund t’a parandalonte atë?

Vazhdoni përpara

Shumë profesionistë shpenzojnë shumë kohë duke analizuar arsyen e pengesës. Përderisa është e rëndësishme të identifikoni arsyen për t’a parandaluar në të ardhmen, loja e fajit është humbje kohe. Ju duhet të ruani energjinë tuaj që të ecni përpara.

Kërkoni këshilla

Ju me shumë gjasa keni dikë të cilin e respektoni dhe i cili mund të ju ndihmojë gjatë kohërave të vështira të cilat i përjetoni gjatë karrierës tuaj. Mos hezitoni të kontaktoni atë person dhe t’i kërkoni këshilla. Ju mund të mendoni se jeni duke e bezdisur atë, por, gjasat janë se ai ose ajo do të ndihet i kënaqur nga kjo.

Shikoni opsionet tuaja

Sapo të ndodhë një dështim, ju mund të mos e dini se si të vazhdoni. Nëse punoni me një ekip, mbledhni të gjithë që të japin ide se si të ecni përpara nga pengesa. Nëse jo, prodhoni ide vetëm ose kërkoni ndihmë një këshilltari ose kolegu të besueshëm.

Kërkoni mundësinë

Në çdo pengesë serioze është mundësia për të mësuar dhe rritur nga çdo gabim që e keni bërë. Një gabim në prodhim mund të sjellë mundësinë për të ndrequr çështje të cilat gjithmonë iu kanë bezdisur me produktin tuaj, për shembull. Kërkoni ato mundësi dhe shfrytëzoni.

Komunikoni

Gjëja më e keqe të cilën mund t’a bëni pasi diçka e keqe të ndodhë është të provoni t’a mbuloni. Komunikoni hapur me konsumatorët dhe partnerët e biznesit që kur lajmet të dalin, të mos ndihen të goditur.

Vendoseni në perspektivë

Mund të duket sikur kjo pengesë është fundi i botës, por nuk është. Mësoni të vini pengesat në perspektivë dhe rezistoni tundimit për të lënë dëshpërimin të turbullojë gjykimin dhe qëndrimin tuaj. Kjo përfshin të gjeni kohë për argëtim me familjen dhe shokët, gjithashtu edhe të mos ndjeheni keq për veten.

Rivizitoni deklaratën tuaj të misionit

Nganjëherë vazhdimi përpara kërkon të dërgoni veten në fillim. Rishikoni planin tuaj të biznesit dhe kushtojini vëmendje dekalratës tuaj të misionit. Pse e themeluat këtë kompani? Çfarë qëllime shpresoni të arrini?

Dini se ende jeni në rrugë drejt suksesit

Psikiatri Dr. Daniel G. Amen përshkruan rrugën drejt suksesit si një seri përvojash, së bashku me maja dhe lugina. Por shumica e mendojnë si një vijë të drejtë. Kuptojeni se do të ketë ulje dhe ngritje në rrugën tuaj drejt arritjes së qëllimeve dhe se kjo pengesë e fundit thjeshtë mund të jetë duke qartësuar rrugën që të filloni të ngjiteni sërish.

Shikoni financat tuaja

Pjesa më e madhe e çdo pengese është rrënimi financiar që mund të ndodhë. Nëse është e mundur, takohuni me një ekspert financiar për të shikuar seriozisht situatën tuaj dhe për të vendosur se çfarë mund të bëni për të minimizuar çfarëdo lloj dëmi.

Shikoni të ardhmen

Në vend se të fokusoheni në të kaluarën ose të tashmen, ktheni vëmendjen tuaj drejt së ardhmes. Si do të duken gjërat brenda një muaji ose një viti? Çfarë hapa ju nevojiten për të arritur aty?

Me mentalitetin e duhur, bizneset fillestare dhe themeluesit e tyre mund të mbijetojnë pavarësisht pengesave dhe të krijojnë sukses të qëndrueshëm. Sigurisht, qasja më e mirë është parandalimi. Nëse mund të parashikoni pengesat para se të ndodhin, do t’i kurseni vetes dhe biznesit tuaj kohë dhe energji domethënëse. Mirëpo, edhe nëse nuk mundeni, asnjëherë mos harroni se pengesat ju japin mundësi të mësoni nga gabimet tuaja dhe të ecni përpara, më të fuqishëm dhe më të vendosur së kurrë.