Shkon në 148 numri i të prekurve në Maqedoni

Shkon në 148 numri i të prekurve në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19. Nga ministria njoftojnë se numri më i madh i të prekurëve është nga: Shkupi (7), Kumanova (5).

Me 12 rastet e reja, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi Covid-19 sot deri në orën 12:00 ka arritur  148 persona nga të cilët, 1 është shëruar dhe 2 kanë ndërruar jetë.

Sipas vendbanimeve, deri më tani raste me Covid-19 janë regjistruar në: Shkup (88), Dibër (40) – 1 i vdekur, Kumanovë (8) -1 i vdekur, Shtip (7), Kavadar (2), Ohër (2) dhe Gostiavar (1)./TV21