12 persona janë të akuzuar për vdekjen e vogëlushes Tamara Dimovskës nga Velesi

12 persona janë të akuzuar për vdekjen e vogëlushes Tamara Dimovskës nga Velesi

Prokuroria Publike Themelore e Shkupit ngriti 12 padi penale për punë të papërgjegjshme në shërbim, që rezultoi me vdekje të hershme të vajzës e cila priste të dërgohet jashtë shtetit për tu operuar. Në deklaratën e Prokurorisë thuhet se prokurori publik kompetent e ka siguruar të gjithë dokumentacionin lidhur me shërimin e Tamaras nga të gjitha institucionet.

“Prokurori publik, gjatë procedurës hetuese, i morri në pyetje anëtarët e Kolegjiumit Profesional- nënshkruesit e propozimit për shërim jashtë shtetit, përfaqësuesit të fondit për sigurim shëndetësor, sekretarët e Komisioneve të Fondit, drejtorin e klinikës përkatëse, si dhe anëtarët e komisionit të shkallës së parë dhe të dytë, të cilët kanë vendosur gjatë sjelljes së mendimit negativ për dërgimin e pacientit në fjalë për shërim jashtë vendit. Nga instituti për medicinë shëndetësore dhe deontologji medicinale u kërkua që të kryhet hetim shtesë për tu vërtetuar lidhshmërinë e arsyes konkrete për vdekjen e Tamara Dimovskës me gjendjen e saj të përgjithshme shëndetësore. Prokurori publik kompetent e morri në pyetje edhe nënën e vajës së ndjerë”, nga Prokuroria Publike e RM-së.

Në lidhje me rastin u prononcuan edhe nga Komiteti i Helsinkit prej ku kërkojnë përgjegjësi edhe nga ish-ministri i shëndetësisë, Todorov, për të cilin thonë se e ka keqpërdorur detyrën dhe pozitën e tij duke dhënë informacion jo të saktë për hapjen e qendrës për shërim të pacienteve me deformimet në kurriz, shkruan Tv21.tv

“Akuza është ngritur kundër Maja Parnagjieva-Zmejkovas dhe Mehazi Xhemailit, si drejtorë të Fondit për sigurim shëndetësor, Vladimir Popovskit, Aleksandar çaparovkit, Liljana Tozijas, Natalija Dolnenec Banevas dhe Nikolla Gramatikovskit si anëtarë të komisionit të shkallës së parë që ka sjellë vendim të shkallës së parë me të cilën refuzohet kërkesa për shërim të Tamara Dimovskas jashtë vendit dhe kundër Aleksandar Stojanoviqit, Shaban Memetit, Riste Simeonovit, Elena Trpkovska dhe Apspazija Sofijovskas si anëtarë të komisionit të shkallës së dyte të cilët e kanë vërtetuar vendimin e shkallës së parë”, nga Komiteti i Helsinkit.

Vdekja e Tamarës para tre vitesh ishte një nga rastet që beri bujë të madhe në publik dhe rezultoi me protesta kundër ish-personave udhëheqës në Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucioneve të tjera kompetente. Paralelisht me këtë rast, zhvillohet edhe një rast tjetër që është kundër gjyshit të Tamarës, i cili me armë qëlloi drejt ish-ministrit të shëndetësisë, Nikolla Todorovit.

Ljupço Stojanovski para një muaji mori dënim me kush për posedim të armës pa leje, megjithatë nuk e pranoi fajin për tentim-vrasje. Mbrojtja e tij gjatë procesit do të mundohet të dëshmojë se arma ka shkrepur kur njëri nga të pranishmit e ka goditur dorën e tij./21Media