Në mesin e viktimave është edhe një zyrtar policor

Në mesin e viktimave është edhe një zyrtar policor

Të paktën 12 persona janë vrarë kur një person i armatosur ka shtënë me armë zjarri në klubin e natës në Thousand Oaks, Kalifornia, njoftoi sot policia.

Qindra njerëz ishin brenda kur ndodhi incidenti mbrëmë rreth orës 11:20 sipas kohës lokale.

Dëshmitarët thanë se njerëzit kanë përdorur karrige për të thyer dritaret në përpjekje për të ikur.

Policia ka bërë të ditur për Los Angeles Times se të paktën 30 plumba janë shtënë dhe se personi i armatosur ka përdorur bomba tymuese. Është ende e paqartë se çfarë lloj arme ka përdorur ai.

Zyrtarët policorë thanës e trupi i sulmuesit është gjetur i vdekur brenda në lokal dhe është e paqartë vdekja e tij.

Në mesin e viktimave është edhe një zyrtar policor, që ndërroi jetë pas marrjes së lëndimeve.

Thousand Oaks ndodhet rreth 40 mile larg Los Anxhelosit. Policia është duke hetuar zbardhjen e rastit, transmetojnë mediat amerikane.