Në mesin e të arrestuarve ka edhe të mitur

Në mesin e të arrestuarve ka edhe të mitur

Mbrëmë u zhvillua ndeshja e parë e rëndësishme e Superkupës ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, në Stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, që u shoqërua me një minutë heshtje për nder të legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2:1 për Dritën e Gjilanit, duke shënuar fitore për herë të parë në historinë e klubit Superkupën e Kosovës, me ç’rast përmbysen rezultatin nga pjesa e parë. Pjesa e parë e lojës përfundoi me epërsi për Prishtinën, me golin që shënoi Mankenda në minutën e 34-të.

Megjithatë ndeshja u shoqërua me disa incidente, ku u arrestuan 12 tifozë. Lajmin për kallxo.com e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prishtinës Ymer Beka, sipas të cilit në mesin e të arrestuarve janë edhe tre të mitur. Arsyeja e arrestimit sipas kryeprokurorit ishte dëmtimi i pronës dhe gjuajtja e fishekzjarrëve.

Të pranishëm në këtë ndeshje ishin edhe pjesëtarë të UEFA-s të cilët priten të japin verdiktin final rreth këtij stadiumi, e i cili pritet të jetë pozitiv dhe më në fund Kombëtarja e Kosovës që nga shtatori mund të zhvilloj ndeshjet e saja si vendase në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.