Dy djelmosha tejet të guximshëm 12 vjeçarë i kanë shpëtuar jetën një personi i cili dëshironte të hidhej nga ura

Dy djelmosha tejet të guximshëm 12 vjeçarë i kanë shpëtuar jetën një personi i cili dëshironte të hidhej nga ura

Personi në fjalë i cili thuhet të jetë në të 20tat ka tentuar që të hidhet nga ura, por dy djelmosha e kanë ndaluar atë duke mbajtur atë.

The Hertfordshire Mercury që ka folur me një shpëtues të tretë, 47 vjeçaren Joanna Stammers raporton se Stammers ka dëgjuar njërin nga djemtë duke thënë: “Please don’t do this, I am young” (Të lutem mos e bë këtë, unë jam i ri”, shkruan rtv21.tv.

Stammers tha për Mercury se djaloshi i ri ishte hero, duke thënë se moshatarët e tij do të ishin larguar nga aty, por ai e kishte marrë përsipër që ta ndalonte personin përkundër peshës së tij.

Ajo tha për gazetën se u kishte asistuar djelmoshave për ta shpëtuar personin që më vonë ishte pranuar në spital./21Media