120 euro pako mbështetje për çdo fëmijë të porsalindur

Tahiri tregon qëllimin e kësaj mase

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i ka propozuar Kuvendit të Komunës që të miratoj propozim politikën e re nga qeverisja komunale përmes së cilës do të mbështetet secili çift vushtrrias që bëhen prindër.

Tahiri njoftoi se ata kanë për qëllim të ndihmojnë me nga 120 euro për çdo fëmijë të porsalindur, ku synohet të blihet 1 shtrat ose një pako me mjete të nevojshme për të porsalindurit.

Sipas vlerësimeve tona, kemi afër 600 lindje në vit në qytetin tonë, prandaj kjo masë pritet t’i kushtojë buxhetit komunal rreth 72 mijë euro.
Qëllimi i kësaj mase është që çdo fëmijë i lindur në Vushtrri, pavarësisht kushteve ekonomike të prindërve, të filloj jetën në shtrat të njëjtë
”, shkroi Tahiri në Facebook./21Media

Back to top button