Riaktualizohet platforma “Njih të drejtat tua”

Avokati i Popullit dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë, sot kanë riaktualiziuar platformës elektronike “Njih të drejtat tua”.

Kjo Platformë elektronike, e krijuar nga Innovation Lab Kosovo (UNICEF), në pronësi të Institucionit të Avokatit të Popullit, si institucion kyç, për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, vë theksin në fushat e prioritare për moshat 16 – 29 vjeç: edukimin, shëndetësinë, komunitetet minoritare, punësimin, familjen, drejtësinë, angazhimin në komunitet, përfitimet sociale, fuqizimin e rinisë etj.

“Aktualisht platforma është në proces të përfshirjes edhe të një projekti nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejta të Njeriut (YIHR) në Kosovë, që do të hapte mundësinë për parashtrimin e ankesave nga ana e të rinjve edhe tek autoritete të tjera publike që kanë për mandat fuqizimin e zbatimit të ligjit”, njofton Zyra e Avokatit të Popullit.

Tashmë, platformës “Njih të drejtat tua”, të rinjtë mund t’i qasen edhe përmes aplikacionit të veçantë të platformës për telefona të mençur, duke e ruajtur konsistencën me informacionin dhe mundësitë që ofron ueb faqja, përfshirë raportimin e rasteve apo parashtrimin e ankesave tek Institucioni i Avokatit të Popullit.

“Në kuadër të promovimit të platformës, UNICEF Innovations Lab Kosovo prezantoi edhe Planin e veprimit, i cili do të realizohet në bashkëpunim me IAP-në. Në funksion të zbatimit të aktiviteteve të parapara me këtë Plan, do të vizitohen shkolla të ndryshme nëpër shtatë komuna të Kosovës, për të prezantuar Platformën dhe njëkohësisht për të biseduar rreth të drejtave të tyre, si dhe në të njëjtën kohë do të organizohet edhe një garë për të rinjtë, të cilët do të mund të aplikojnë me kampanjat e tyre për të drejtat e të rinjve dhe përdorimin e kësaj platforme”, thuhet në njoftim.

Back to top button