Mjeku sqaron se çfarë është sëmundja e crohn-it apo e zorrëve të inflamuara

Mjeku sqaron se çfarë është sëmundja e crohn-it apo e zorrëve të inflamuara

Sot në programin e mëngjesit, “Për Ditë të Mbarë” në RTV 21, bashkë me mjekun në studio u fol për sëmundjen e crohn-it apo sëmundjen e zorrëve të inflamuara me  ç’rast i ftuar ishte gastroenterologu, Skender Telaku. Kjo sëmundje shkakton inflamacion, irritim të cilës do pjesë të traktit tretës.

Dr.Telaku tha se sëmundja e crohn-it është një sëmundje e vazhdueshme e traktit tretës e cila shfaqet me shenja si nga zorrët ashtu dhe jashtë zorrëve, shkruan rtv21.tv

Ai tha se kjo sëmundje ani pse është më e rrallë tha se është mjaft problematike e cila përkundër zhvillimit të mjekësisë ka mbetur njëra ndër enigmat e mëdha të mjekësisë.

Më poshtë gjeni një pjesë të shkëputur nga biseda me mjekun në studio./21Media