“Biznesmenët në Kosovë e kanë kaluar me pasuri edhe Bill Gates”

Kurti tha se në Kosovë biznesmenët e kanë kaluar me pasuri edhe Bill Gates dhe Stive Jobs

Gjatë seancës së Kuvendit, deputeti i VV’së, Albin Kurti, drejtoi kritika në parlament për monopolin ekonomik që ka krijuar në vend Korporata e Devollëve, e vëllezërve Shkëlqim dhe Blerim Devolli.

Kurti i ka goditur ashpër ata,duke krahasuar pasurinë e vëllezërve Devolli me Bill Gates dhe Stive Jobs.
“Në Kosovë biznesmenët e kanë kaluar me pasuri edhe Bill Gates dhe Stive Jobs”, tha Kurti, duke ju referuar tutje me emra biznesmenëve Shkëlqim e Blerim Devolli.“Ata janë pasuruar përtej imagjinatës dhe pritshmerive tona. Për pak vite u bënë pronarë të kompanive më te fuqishme në vend”, tha deputeti i VV’së.

Ndërsa, depeutetja e LDK-së, Vjosa Osmani ngriti çështjen e rasteve të fundit të Zejnepe Berishes, Diana Zhubit etj duke thënë se askush nuk po reagon për këto raste. “Mosreagimi ynë do të lejon nderhyrje për raste të tilla, siç ishte rasti i Diana Zhubit etj. Të debatojmë për të gjetur një zgjidhje”, shtoi ajo.

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ngriti edhe njëherë çështjen e aktivistit të Ndjerë të Vetëvendosjes, Astrit Dehari. Deputetja, Labinotë Demi-Murtezi dënoi ashpër sulmin e një xhamie nga një serb në Novobërdë. Ndërsa, deputetja e Nismës, Valdete Bajrami edhe njeherë kërkoi që mbahen zgjedhje të reja, siç tha pasi që presidenti Thaçi po e dëmton vendin me iniciativat e tij./21Media

Back to top button