Ramushi i këndon Kosovës nga Franca

Ramushi i këndon Kosovës nga Franca

Thonë se “Vaji i burrave është kënga”, e duket se edhe për ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj kjo thënje po i përshtatet.  Ndonëse po mbahet ‘peng’ në Francë, ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk po dorëzohet.

Ai në emisionin “Fol Shqip” në RTV 21, ka kënduar njërën nga këngët që atij i pëlqen, shkruan rtv21.tv

Ramush Haradinaj, prej 4 janarit të këtij viti ndodhet në Francë për shkak se u ndalua në bazë të një flet-arresti të lëshuar nga Serbia. Vazhdimi i seancës do të mbahet më 21 prill në Colmar të Francës./21Media