“Mënyra e vetme për dalje nga kriza është formimi i qeverisë”

LSDM-ja u apelon qytetarëve që të mos i nënshtrohen skenareve për tensionim të situatës

LSDM-ja në kumtesën e sotme potencon se mënyra e vetme për dalje nga kriza politike është që në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet shumica parlamentare ta formojë qeverinë e re.

“Shumica legjitime parlamentare prej 67 deputetëve të zgjedhur nga mbi 700.000 qytetarë, shumë shpejtë do të zgjedh kryetar të ri të Kuvendit, e pastaj edhe Qeveri të re, në pajtim me Kushtetutën, Rregulloren dhe ligjet. Kjo është dalja e vetme legjitime dhe demokratike nga kriza, që e bën partia opozitare VMRO-DPMNE. U porosisim institucioneve se janë të obligueshme të mundësojnë transfer të qetë të pushtetit”, thuhet në kumtesë.

LSDM-ja u apelon qytetarëve që të mos i nënshtrohen skenareve për tensionim të situatës.

Back to top button