NISMA: Drejtësia nuk pranon standarde të dyfishta

NISMA për Kosovën ka reaguar ndaj kërkesës së përfaqësueses së zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova

NISMA me anë të një komunikate ka thënë se kërkesa e përfaqësueses së zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova për rishikimin e marrëveshjes për asociacionin e komunave serbe nga Gjykata Kushtetuese është e pa pranueshme

“NISMA për Kosovën konstaton se kërkesa e përfaqësueses së zyrës së BE-së Natalyia Apostolova për rishikimin e marrëveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe nga Gjykata Kushtetuese është e pa pranueshme sepse si e tillë jep një mesazh shumë të gabuar dhe një model të keq, sesa herë të mos i pëlqejë dikujt vendimi i gjykatave ato me kërkesë të politikës mund të ndryshohen”, thuhet në njoftimin e dërguar.

Po ashtu në njoftim thuhet se kjo kërkesë është ndërhyrje flagrante në pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe si e tillë është në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Evropian, vlera të cilat ajo duhet t’i promovojë dhe t’i mbrojë në Kosovë.

“Ia kujtojmë znj. Apostollova se Gjykata Kushtetuese me aktgjykimet e saja ka shkarkuar dy president të zgjedhur të Kosovës, ka ndërhyrë në procesin e ndërtimit të shumicës parlamentare dhe përkundër pa pajtueshmërisë me këto vendime të saj, politika e Kosovës i ka pranuar dhe nuk i ka kundërshtuar. Ashtu sikur ka bërë thirrje Bashkimi Evropian që vendimet e lartë përmendura të zbatohen pa asnjë ndryshim ajo duhet të bëjë thirrje që të zbatohet edhe ky vendim dhe jo të veprojë me standarde të dyfishta”, thuhet në njoftimin e NISMA-s./21Media

Back to top button