Rikthehet furnizimi me ngrohje nga Termokosi

Pas uljes së temperaturave do të rikthehet furnizimi me me ngrohje nga Termokosi

Pas uljes së temperaturave dhe paralajmërimeve për përkeqësim të mëtutjeshëm të motit, menaxhmenti i NP “Termokos” SH.A pas konsultimeve me menaxhmentin e KEK-ut, ka marrë vendim, që të rikthejë furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët.

Furnizimi do të fillojë sot në orët e para të mbrëmjes dhe do të vazhdojë për disa ditë me radhë, varësisht nga lëvizja e temperaturave dhe sipas nevojës.

“Përndryshe, furnizimi i jashtëzakonshëm me ngrohje lejohet me aktet ligjore në fuqi, edhe pas përfundimit ligjor të sezonit ngrohës, varësisht nga kushtet klimatike.
NP “Termokos” po vazhdon të përmbushë me sukses misionin e vet për të furnizuar me ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore konsumatorët, kurdo që kjo do të jetë e nevojshme”, thuhet në njoftimin e dërguar./21Media

Back to top button