Stafi i klinikes “Visar A.Sadiku.B.I” solidarizohet me Shqipërinë

Stafi i klinikes “Visar A.Sadiku.B.I” solidarizohet me Shqipërinë

Në mëngjesin e ditës së marte Shqipërinë e ka goditur një tërmet me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit me epiqendër në Tiranë.  Raportohen se deri tani nga ky tërmet kanë mbetur të vdekur 41 persona dhe shumë të tjerë të lënduar.

Pas tragjedisë në Shqipëri kosovarët janë shprehur të gatshëm të dhurojnë ndihma për personat e prekur nga tërmeti. Këto ndihma janë nga më të ndryshme, ushim, veshmbathje dhe mjete financiare. Por jo me kaq, kosovarët hapën edhe dyert e shtëpive të tyre për t’i strehur shqiptarët.

Për të prekurit nga tërmeti që janë strehuar në Kosovës Ambulanca specialistike e psikologjise klinike “Visar A.Sadiku.B.I” ka ofruar sherbime psikologjike.

Në pamundesi te zhvendosjes ne Shqiperi, ju lusim t’i njoftoni te gjithe qytetaret e Shqiperise me vendndodhje ne Prishtine te cilet jane zhvendosur per shkak te termetit, se Ambulanca specialistike e psikologjise klinike “Visar A.Sadiku.B.I” i ofron te gjitha sherbimet psikologjike per femije dhe te rritur falas. Ne sherbim te vellezerve dhe motrave tona nga Shqiperia e kemi ne dispozicion tere stafin prej 13 psikologeve/ logopedeve”, ka shkruar Visar Sadiku në Facebook.

Kujtojmë se, artistë të njohur të skenës sonë përveç që ofruan ndihma, shumica prej tyre edhe vizituan nga afër të prekurit nga tërmeti. /21Media