Po cilësohen si protesta masive

Po cilësohen si protesta masive

Të paktën 13 njerëz janë vrarë që nga e marta në përleshje me forcat e sigurisë në Bagdad dhe qytete të tjera të Irakut.

Mijëra persona kanë dalë në rrugë për të treguar zemërimin e tyre për mungesën e vendeve të punës, shërbime të dobëta dhe korrupsion, transmeton rtv21.tv.

Protestat, të cilat duket se nuk kanë ndonjë udhëheqje të organizuar, janë më të mëdhatë që kur Adel Abdul Mahdi u bë kryeministër një vit më parë.

Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur shqetësim për dhunën dhe u kanë kërkuar autoriteteve irakiane që të përmbahen.

Gjatë natës, shpërthime u dëgjuan në Zonën e gjelbër të fortifikuar të Bagdadit, ku ndodhen zyrat qeveritare dhe ambasadat e huaja.

Koalicioni i drejtuar nga SHBA që lufton grupin xhihadist Shteti Islamik tha se asnjë nga objektet e tij nuk u godit dhe se forcat irakiane të sigurisë po hetonin shpërthimet./21Media