13 të vdekur nga tajfuni Kammuri

Mbyllet aeroporti për 12 orë

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën këtë javë në Filipine, gjatë kalimit të tajfunit Kammuri, njoftuan autoritetet e arkipelagut.

Stuhia e fortë tropikale, që përfshiu veriun e vendit mbrëmjen e së hënës deri të mërkurën, shkatërroi shumë shtëpi e rrëzoi pemë.

Ajo gjithashtu, rezultoi në mbylljen për 12 orë të aeroportit ndërkombëtar të kryeqytetit, gjë shumë e rrallë.

Filipinet goditen mesatarisht nga 20 stuhi e tajfune çdo vit, që shkaktojnë me qindra viktima dhe kontribuojnë në varfërinë e popullsive të ekspozuara.

Back to top button