Ngasësi i traktorit është dërguar në mbajtje

Ngasësi i traktorit është dërguar në mbajtje

Një 13-vjeçare ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas lëndimeve që kishte marrë në një aksident trafiku sot në fshatin Vershec të Lipjanit.

Këtë lajm për portalin rtv21.tv, e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku ne fshatin Vershevc te Lipjanit. Ne aksident kane qene te përfshira një biçikletë dhe një mjet bujqësor(traktor). Si pasoje e aksidentit lëndime te renda trupore ka pësuar ngasëses ja e biçikletës (femër 2006). E njëjta është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK, nga ku jemi njoftuar se rreth orës 20:00, ka ndërruar jetë. Ngasësi i mjetit bujqësor me urdhër te Prokurorit te shtetit është dërguar në mbajtje. Me rasti po merret njësiti i trafikut.”, ka thënë Ahmeti./21Media