U shantazhua për 5 mijë euro

U shantazhua për 5 mijë euro

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për abuzim seksual të një djali 13-vjeçar në Tiranë.

Të arrestuarit janë V.H, 20 vjeç dhe F.H, 21 vjeç.

Ndërsa është shpallur në kërkim edhe B.M, 45-vjeç, i cili dyshohet po ashtu se abuzoi seksualisht me të miturin.

Ngjarja është zbuluar pas denoncimit të tezes së të miturit për grabitjen e banesës së saj.

Të rinjtë dyshohet se abuzuan seksualisht me të miturin duke e ftuar në banesë me preteksin për të luajtur video-game. Më pas të rinjtë kanë realizuar dhe një video me të cilën e kanë shantazhuar se do e publikonin në rrjetet sociale.

Sipas burimeve, dy të rinjve i është bashkuar dhe një 45 vjeçar, i identifikuar si B.M. Ata e kanë kërcënuar të miturin dhe i kanë kërkuar një shumë prej 5 mijë eurosh. 13-vjeçari po qëndronte tek tezja e tij dhe të tre personat e kanë kërcënuar dhe i kanë marrë çelësat e shtëpisë, të cilën më pas e kanë grabitur.

Pas grabitjes së banesës, tezja e të miturit ka bërë denoncimin në polici, por efektivët kanë vënë re se grabitja ishte kryer pa thyer derën e shtëpisë dhe morën në pyetje familjarët se kush kishte çelës të derës.

Gruaja ka treguar se një çelës të shtëpisë e mbante edhe 13 vjeçari. Pasi është marrë në pyetje në praninë e një psikologeje, fëmija ka treguar të gjithë skenën e rëndë./oranews