Gjykata sqaron rrethanat se si u dhunua seksualisht i mituri

Gjykata sqaron rrethanat se si u dhunua seksualisht i mituri

Nga fshati Sankoc i Drenasit F.J. dyshohet se  kishte udhëtuar për në Prizren për ta obliguar një 13 vjeçar që të kryente seks oral me dhunë.

Në një njoftim të saj gjykata e Prizrenit ka sqaruar rrethanat ku pretendohet se u dhunua seksualisht një fëmijë 13 vjeçar.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit dhe do të zgjasë deri më 27.09.2019.

Me 24 gusht F.J. kishte takuar një fëmijë 13 vjeçar dhe pasi i kishte blerë pije i kishte kërkuar të shkonin nën urën e Gurit në Prizren.

“Gjykata konsideron se janë plotësuar bazat ligjore nga pika 1.2.3 e nenit 187 të KPPRK, sepse duke pasur parasysh peshen e vepres penale, pasojat të cilat i ka kjo vepër, e cila paraqet rrezikshmëri të lartë dhe për të cilën vepër parashihet dënim mjaft i lart, mënyren dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, ndaj të dëmtuarit (fëmijë i moshës 13 vjeçare), ashtu që i pandehuri duke e shfrytëzuar momentin fillimisht e josh viktimën për të blerë një pije dhe në pjesën e nën urës (Ura e Gurit në qendër të qytetit) i kërkon viktimës të holla dhe pasi që fëmia nuk ka të holla, e pastaj kërkon nga fëmia që t’i heqë pantallonat, duke e kryer aktin seksual me të (seks oral), prandaj në këtë rast duke pasur parasysh sjelljet dhe vendosmërinë e tij, duke kryer një veprim inkriminues në qendër të qytetit dhe atë në mes ditë, ku është frekuentim i madh i njerëzve, e veçanarisht ku viktima është fëmijë pra viktimë e ndjeshme, ku ligj në këtë rast ka paraprë mbrojtje të posaqme, e gjithë kjo tregojnë rrezikun se i pandehuri me qëndrimin në liri mund të përseris veprën penale, të natyrës së njëjte e që mund të ndikojë në mënyrë negative ndaj të dëmtuarit si dhe rrethin ku jeton dhe më gjërë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Tri ditë më vonë i dyshuari nga Drenasi është arrestuar dhe paraburgosur për 30 ditë me vendim të gjykatës./21Media